Italia ashpërson masat për shqiptarët: Nga sot duhet test PCR dhe vaksinim i plotë me këto 4 vaksina

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar nga data 31 gusht deri më 25 tetor të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë duhet të plotësojnë disa kritere. Në rast se qytetari nuk ka dokumentet e kërkuara nga autoritetet italiane, ai duhet t’i nënshtrohet një karantine 5 ditore në vendin që ka deklaruar në formularin PLF dhe në fund të karantinës duhet të bëjë një test.

Njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8ëEY

Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

Formularin PLF https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.