Rihapet “Skampa”/ Shfaqja me nota humori kthen jetën në teatër

Sezoni artistik nis në teatrin “Skampa” të Elbasanit pas një shkëputje të gjatë. “Zonja nga Argjentina” është shfaqja me regji të Adonis Filipit, që do të kthejë të qeshurat në skenë.

Ndërkohë që artdashësve dhe artistëve u mungon gjithnjë e më shumë teatri, duket se masat anticovid po shtohen çka ka ndikuar jo pak në psikologjinë e qytetarëve.

Kjo gjendje jo fort e mirë psikologjike që ka shoqëruar botën këtë periudhë është kthyer në arsyen kryesore pse regjizori vendosi të sillte nota humori në skenën e Elbasanit.

Organizatorët thonë se teatri do të funksionojë në 30 përqind të kapacitetit të tij dhe padyshim me maska e të gjitha rregullat e vendosura. Në rast të përkeqësimit të situatës, drejtuesit e teatrit “Skampa” mendojnë t’i zhvillojnë shfaqet në mjedise të hapura.