“Nuk lejohet në Kuran përbërësi”/ Talebanët ndalojnë vaksinimin në Afganistan

Pasi morën pushtetin në Kabul, duket se talebanët nuk do të ndalen së shkatërruari vendin me gjithçka që kanë në dorë.

Talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin. Në rast se do të kishte një valë të re infektimesh, vendi nuk do të ishte aspak gati.

Qytetarët afganë kanë treguar se qendrat spitalore janë mbyllur dhe përdoren vetëm për ushtarët talebanë, duke mos lejuar kryerjen e asnjë shërbimi për vendasit.

Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska, dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi. Ish kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do të arrinte deri në Perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.

Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë