Viti i ri shkollor, Çota mbledh drejtorët: çfarë do ndodhë në shtator

Drejtuesja e Zyrës Arsimore Elbasan mblodhi drejtorët në ditën e parë të punës duke përcaktuar prioritetet e këtij viti shkollor. Në një postim në rrjetet sociale theksohen edhe prioritetet e drejtuesve dhe mësuesve këtë vit të ri nisur nga provimet e sezonit të vjeshtës, anglishtja në klasën e parë si dhe të tjera udhëzime për të startuar mësimin. “Ne mbledhjen e organizuar sot date 23 gusht 2021 me drejtoret e IA-ve te ZVAP Elbasan drejtoresha e ketij institucioni zj. Anila Cota ftoi drejtuesit e shkollave dhe permes tyre te gjithe stafet e mesuesve per nje angazhim maksimal per fillimin e vitit e ri shkollor . Ajo u ndal ne ceshtje qe lidhen me gatishmerine e shkollave per te pritur nxenesit, infrastrukturen e godinave , higjienen, sistemimin e bazes materiale , afishimin e rregullave anticovid etj.

U punuan udhezuesit e MASR dhe te ASCAP per organizimin e perseritjes dhe realizimin e programit me nxenesit gjate periudhes 1-27 shtator si dhe mbeshtetjen e nxenesve me aktivitete argetuese, kulturore e sportive per te mundesuar nje kombinim te mire te mesimit me veprimtarine. U kerkua nga mesuesit te jene kreative dhe te bazohen ne specifikat deshirat dhe nevojat e femijeve.

Drejtoresha u ndal ne ftesen qe i drejton cdo mesuesi per te rritur nivelin e ndergjegjesimit per vaksinimin , por pa detyruar askend .

Po ashtu u theksuan disa risi te ketij viti te cilat kerkojne vemendje e angazhim te shtuar si:

Zhvillimi i anglishtes ne klasen e pare me mesues shume te afte profesionalisht si nje politike qe ndikon ne modernizimin e arsimit.

Zhvillimi i zejeve, artit, sporteve me programe specifike per cdo shkolle e komunitet.

Zhvillimi i metejshem i programit te SHQK duke rritur numrin e shkollave te cilat permbushin kriteret per te permbushur filozofine e ketij programi.

Funksionimi i SMIP si nje sistem per informimin ne kohe reale te cdo prindi lidhur me ecurine, mbarevajtjen, rezultatet e femijeve te tyre si dhe per prodhimin e politikave qe permiresojne ceshtje te ndryshme permes gjenerimit te statistikave.

Regjistrimi i nxenesve te klases se pare dhe te dhjete permes portalit e-albania tregoi se digjitalizimi eshte nje proces i cili po shnderrohet ne domosdoshmeri per shume sherbime dhe do te fuqizohet ne te ardhmen duke lehtesuar prinderit , por edhe drejtuesit e shkollave.

Po ashtu u kerkua perkushtim per organizimin e provimeve te sezonit te dyte . Pergjegjeshmeria per zbatimin e rregullores se MSH dhe PKAB duhet te jete ne nivelet me te larta si nga nxenesit , po ashtu edhe nga personeli qe do te adminstroje keto provime.

Ne fund drejtoresha u ndal ne rendesine e komunikimit zyrtar, etikes dhe sjelljeve profesionale” shkruhet në postimin e ZVA Elbasan.