Deputetja e zgjedhur në zgjedhjet e prillit Zheni Gjergji ka reaguar nëpërmjet një postimi në profiling e saj social në lidhje me një vendim të KE për mosnjohjen e vaksinave në Maqedoninë e Veriut theksoi se shqiptarët janë përballë korrupsionit për të bërë vaksinat e njohura.
Ja postimi i plotë:
“Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.
Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.
Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi”.
