E trishtë! I moshuari ndërron jetë teksa përpiqej të shuante zjarrin në ullishten e tij

MALLAKASTËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën tronditshëm gjatë një përpjekjeje për të fikur flakët që kishin përfshirë tokat e tij.

Viktima është identifikuar si shtetasi Nazif Cenaj. Sipas të dhënave të para, i moshuari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët i kanë dalë nga kontrolli duke u përhapur me shpejtësi në ullishte.

Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë dhe për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka hyrë mes flakëve dhe nuk ka mundur dot të dalë më prej andej.

Kjo ngjarje shënon viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë gjatë ditës së sotme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkaqet e sakta të vdekjes.