Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen banesave

Situata e zjarrit të rënë pasditen e kësaj të premteje në Peqin po përkeqësohet. Flakët që kanë përfshirë fshatin Galush po përhapen me shpejtësi, ndërsa tashmë janë afruar pranë banesave.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse në terren dhe mbështetjes nga ajri, era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Aspiraj, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën për të ndalur avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e tjera.