Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë po përballet me një situatë të pazakontë.
Me rënien e ndjeshme të nivelit të ujit, sipërfaqja e rezervuarit është mbuluar nga peshqit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre po ngordh për shkak të mungesës së ujit.
Peshqit shfaqen në sipërfaqe, ndërsa në pjesët ku uji është tërhequr kanë mbetur zona me baltë dhe llucë.
Pamjet janë të pazakonta, aty ku dikur kishte një sipërfaqe të madhe uji, tashmë dominon balta, ndërsa peshq të shumtë të ngordhur mund të shihen me sy të lirë.
“Çfarë mase? Nuk e di çfarë mase. Ato më thanë: “Merr masa, se do të thajmë rezervuarin.” Ku ta çoj? Ju e shikoni sa peshq janë. Janë me mijëra. Mirë, po ku dal? E di unë? S’e kam hedhur aty”, është shprehur Ylli Kashari, menaxher i peshkut në rezervuarin e Kasharit, Lushnjë.
Bashkia e Lushnjës do të nisë investimin për rikonstruksuinin e portës dalëse të rezervuarit ndaj ka zbrazur ujin për të nisur punën.




