Revolta qytetare në ditën e 121-të: Protestuesit marshojnë drejt “Qytetit Studenti”

Protesta e qytetarëve në Tiranë ka vijuar në ditën e saj të 121-të me një marshim drejt zonës së “Qytetit Studenti”, pas mbylljes së fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë.

Me thirrjet “Duam dorëheqje” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit kanë përçuar mesazhet e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbështetje për të rinjtë.