Aksidenti tragjik në Maliq: Zbardhen detajet nga Policia për vdekjen e 44-vjeçarit

MALIQ — detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku humbi jetën shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas verifikimeve të kryera në vendngjarje, 44-vjeçari po punonte për ngarkimin e disa sendeve në automjetin e tij privat.

Nga hetimet e para dyshohet se për shkak të mossigurimit të mjetit me frenën e dorës, automjeti ka lëvizur në mënyrë të papritur duke e zënë poshtë drejtuesin dhe duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.