Shpresë për familjen Kotorri/ Emisioni italian publikon foton e ngjashme me Rajmonda Kotorrin që u zhduk 16 vjeçe në Itali

ITALI- Rajmonda Kotorri, e cila u largua në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet për vite me radhë me famljen e saj, dyshohet se është pikasur në Milano. Lajmin e ka bërë të ditur emisioni italian “Chi l’ha visto?”, pasi një shikues i kishte nisur një fotografi të nje gruaje që ngjante shumë me Rajmondën.

Familja e saj prej vitesh nuk ka reshtur së kërkuari dhe apeli për gjetjen e Rajmondës është publikuar edhe në emisionin italian. Motrat e saj kanë parë fotografinë dhe thonë se gruaja i ngjan shumë nënës së tyre kur ishte e re. Për familjen, kjo fotografi ka rikthyer shpresën se pas kaq shumë vitesh mund të ketë një gjurmë për fatin e Rajmondës.

Tashmë pritet të verifikohet nëse gruaja e fotografuar në Milano është vërtet Rajmonda.