Identifikohen personat që gjenden ende nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.
Sipas informacioneve 3 nga viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.
Ata janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar nën rrënoja.




