Nxehen tonet në “Opinion”: Klodiana Lala përgënjeshtron SHISH-in dhe përplaset me Albatros Rexhajn

Një debat i ashpër me fyerje personale ka shpërthyer në studion e emisionit “Opinion” mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Albatros Rexhaj, gjatë diskutimit për zhvillimet e fundit rreth ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Përplasja nisi ndërsa Lala po përgënjeshtronte deklaratën e Hysenit, e cila i ishte drejtuar më herët në dyert e SPAK-ut me pyetjen provokuese: “Si kalon me agjentët serbë në hotele”.

Debati u përshkallëzua kur Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi pretendimet e gazetares, çka solli reagimin e ashpër të saj dhe ndërhyrjen e drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, për të ruajtur etikën në studio.

Pjesë nga debati i transmetuar në studio:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tënde mbaje aty, se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem, kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës? Ejj, jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (i kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua s’më rreh dot askush, ti e normalizove!

Fevziu: Po më the “or ti”, del përjashta! Çohu dhe dil jashtë!

Rexhaj: Ti e normalizove, o shok.

Lala: Mos më beso, nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta: ajo kriminele dhe ti agjente.