“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi i protestuesve në ditën e 117-të

TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit në ditën e 117-të të protestave. Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Gjithashtu një ndër thirrjet më kryesore të tyre është për paraqitjen e Ramës në SPAK.