Plagosje me thikë pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë 49-vjeçari. Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes. Edhe pse iku nga vendi i ngjarjes, arratia nuk zgjati shumë pasi u prangos nga policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes.

Tiranë

Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.