Qyteti i Elbasanit është kurorëzuar zyrtarisht me titullin prestigjioz “Qyteti Europian i Sportit 2027” (European City of Sport 2027) nga organizata ndërkombëtare ACES Europe.
Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si një dëshmi e punës dhe angazhimit të vazhdueshëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive, nxitjen e aktiviteteve dhe mbështetjen e pakursyer për sportistët, trajnerët dhe talentet e reja në mbarë qytetin.




