25-vjeçari shqiptar që ka futur në “sherr” katër shtete europiane

Shumë media në Itali, Francë, Hungari e Gjermani po merren me historinë e Rexhino Abazajt, shqiptarit 25 vjeçar që i thërrasin shkurt Gino. Rexhino ka lindur në Shqipëri por bashkë me familjen shkuan në Itali kur ishte vetëm tre vjeç. Ndoqi shkollën në Itali, u rrit atje, punën e parë e kreu atje dhe ka një pasion të veçantë: politikën.

Është antifashist. Por ndërkohë që prindërit dhe familja e tij morën shtetësinë italiane Gino nuk e përfitoi atë sepse një ditë, kundërshtoi dëbimin me forcë nga banesa të një gruaje, ai i huaj, ajo italiane: ia vlen të theksohet, e cila nuk ishte në gjendje të paguante qiranë. Rezultati: ndaj tij u bë një kallëzim penal. Dhe kaq mjaftoi për t’ia vështirësuar jetën.

Çështja do të arkivohej dhe Gino nuk do të dënohej kurrë për atë protestë kundër dëbimit nga banesa. Por familja e tij mori shtetësinë italiane, ndërsa ai jo. Ai, që nuk e mban mend as Shqipërinë, mbeti i vetmi i huaj në familjen e tij. Situata aktuale Hallet e ndoqën Ginon e lindur në Shqipëri dhe rritur në Itali, për shkak të protestave.

Në 30 shtator, gjykata e Lartë në Francë do të vendosë nëse do të duhet të ekstradoj Ginon në Gjermani, një vendim që është marrë deri më tani nga Gjykata e Apelit në Francë. Gino pasi nuk mori shtetësinë italiane u nis drejt Finlandës për të jetuar dhe vazhduar antivitetin antifashist. Në vitin 2023 së bashku me aktivistë të majtë, shkoi në Budapest për “ditën e nderit”, ku mblidhen aktivistët e djathtë nga e gjithë Evropa.

Pati përplasje me dy rrymave, ekstremit te majtë dhe ekstremit të djathtë. Shumë përfunduan në spitale, ndërsa Gino shqiptari së bashku me eurodeputeten Ilaria Salis u dënuan nga gjykatat hungareze me 25 vite burg. Arrestohet dhe lirohet në Finlandë. Me shpresën se në Paris do të gjej drejtësi dhe Franca nuk u jep ekstradim refugjatëve politikë shkon atje, ndërsa Hungaria vazhdonte të ishte në kërkim të tij për vuajtjen e dënimit.

Por për fatin e keq të Ginos, një nga militantët e rrahur në Budapest ishte gjerman. Dhe një gjykate gjermane i kërkon gjithashtu Francës të ekstradojë Ginon, për ta gjykuar atë në Gjermani. Franca s’mund ti thotë “jo” Gjermanisë. Ndaj Gino arrestohet dhe fillon procesi ndaj tij në Francë. Nëse merret parasysh procedura e ekstradimit, Gjermania mund të vendosë ta cojë atë në Hungari.

Sepse vetëm një muaj më parë, më 19 gusht, Franca iu përgjigj pozitivisht kërkesës për ekstradim të Rexhino “Gino” Abazaj në Gjermani. Dhe pas apeleve dhe një kthese të bujshme, Gino do të përfundojë në gjyq pa asnjë garanci se nuk do të ekstradohet më pas në Hungari. Në 30 shtator në Paris grupet e majta parashikojnë të bëjnë një protestë në mbrojtje të Rexhino Gino Abazajt, duke kërkuar nga gjykata e Lartë Franceze që të mos ekstradojë shqiptarin drejt Gjermanisë.