“Kërkoj drejtësi për kujtimin e fëmijës tim”, Nëna e këngëtarit të ndjerë Giorgos Mazonakis kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të birit

GREQI- Cleo Mazonakis, nëna e këngëtarit të ndjerë grek, Giorgos Mazonakis, ka bërë deklaratën e saj të parë publike pas vdekjes së të birit sot më 22 shtator 2026. Ajo kërkoi drejtësi për kujtimin e këngëtarit dhe për hetimin e plotë të rrethanave që çuan në ndarjen e tij nga jeta.

“Kërkoj drejtësi për kujtimin e fëmijës tim, Giorgosit tim të dashur”, tha ajo.

Ndërkohë sipas raportimeve dhe hetimeve penale për çështjen e Giorgos Mazonakis dy mjekë janë përfshirë në procedimin gjyqësor dhe po përballen me akuzën e vrasjes me dashje. Të dy të akuzuarit kanë mohuar pretendimet ndërkohë që hetuesit po shqyrtojnë trajtimin e tij në klinikë dhe mënyrën e zhvillimit të procedurës mjekësore.

Ndërkohë, familja e këngëtarit vijon të kërkojë përgjigje për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të birit ndërkohë që hetimi gjyqësor vijon dhe akuzat ndaj dy mjekëve mbeten ende të paprovuara nga gjykata./