Ilir Proda del nga SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është parë duke dalë nga ambientet e SPAK, pasi Struktura e Posaçme po zhvillon një aksion në kuadër të një hetimi ku ai është i përfshirë.

Mësohet se Proda është marrë në pyetje pasi emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit.

Proda është shfaqur me kokën ulur dhe një cigare në dorë teksa largohej nga ambientet e SPAK.

Me urdhër të GJKKO-së, SPAK ka kryer sot kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ndërsa është përcaktuar edhe kontroll personal.

Në kuadër të të njëjtit hetim, sipas burimeve, janë lëshuar disa masa sigurie, mes tyre edhe ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe ndaj dy ekspertëve kriminalistik në Policinë e Shtetit.