FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes. Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest me burg”.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi 52-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Bledar Bakajn akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”




