Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit/ Kapen celularë, arrestohet një i burgosur dhe procedohen 9 persona

FIER- Policia ka kryer kontrolle në burgjet e Fierit dhe Peqini, ku në lidhje me këtë ka arrestuar një të burgosur dhe ka proceduar penalisht 9 persona. Gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit u konstatua një aparat celular. Ai akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një person me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme përkatësisht në Prokuroritë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

Njoftimi

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ne bashkëpunim me DPB, janë ushtruar kontrolle në disa IEVP, ku janë konstatuar konkretisht:

1-Në IEVP Peqin

Gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit F. Ç. u konstatua një aparat celular.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit F. Ç. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:

-Shtetasit e burgosur M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

-Shtetasit Sh. K. dhe E. J. me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2-Në IEVP Fier

Gjatë kontrollit ne ambjentet e dhomës së të burgosurit R. K është konstatuar një aparat celular.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP janë proceduar në gjendje të lirë:
-Shtetasi i burgosur R. K. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

-Shtetasi i burgosur E. B. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme përkatësisht në Prokuroritë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën info@amsevp.gov.al.