Plagosje me armë zjarri në Shkodër, policia: Autori është identifikuar

SHKODRA- Policia ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes me armë zjarri e cila ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka nodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”.

Pjerin Bitani ka plagosur me armë zjarri Vladimir Bruçin, për motive të dobëta. Bruçi është dërguar në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.