KOMAN- Pesë turistë të huaj që u aksidentuan në Liqenin e Komanit si pasojë e përplasjes së dy skafeve, po transportohen me helikopter drejt spitalit të Shkodrës. Pritet që ata të marrin një ndihmë më të specializuar mjeksore, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




