Aksidenti në Lushnje/ Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht, familjarët hapin dyert e mortit

LUSHNJE- Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç. Dy motrat humbën jetën në aksidentin tragjik në fshatin Delisufaj të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat, në dalje të fshatit Delisufaj, doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës. Dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa trupat e tyre u nxorën nga vendngjarja dhe u transportuan drejt morgut të Lushnjës.

Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali. Ajo ka lënë pas dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe