Punimet në mbikalimin e ri të Kasharit, rikthehet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës i është rikthyer normalitetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë përfunduar punimet për montimin e trarëve metalikë në mbikalimin e ri në Kashar.

Aksi u bllokua në orën 23:00 të së premtes dhe sipas njoftimit, do të vijonte deri në orën 05:00 të së shtunës. Qarkullimi ishte devijuar në dy korsitë në anën e majtë, ndërsa nuk prekej lëvizja drejt aeroportit.

Njoftimi:

Përfundojnë përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar!

Falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara parashikimit, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.

Sot, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të vijojë normalisht.