“Diaspora është këtu”/ Shqiptarët nuk heqin dorë, oshëtin Bulevardi me thirrje kundër qeverisë: Edi Rama jep dorëheqjen

TIRANË- Me thirrjet “Diaspora është këtu” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”, qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora.

Diaspora fillimisht është grumbulluar te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Prej 76 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në bur