Diaspora mbush Tiranën, Bulevardi para Kryeministrisë “vishet” kuq e zi

TIRANË- Pamjet nga protesta masive që po zhvillohet në Tiranë tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare, ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “veshur” kuq e zi. Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe diaspora, e cila ka udhëtuar nga vendet ku jetojnë për t’iu bashkuar protestës dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Tubimi i sotëm shënoi protestën më të madhe të zhvilluar gjatë muajit gusht, ndërkohë që janë mbushur plot 76 ditë revoltë. Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe një klasë të re politike