LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës. Mësohet se një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor dhe si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.
I plagosuri është transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari është dërguar në te Trauma në Tiranë. Sakaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




