Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person

KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Pogradec, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore, gjithashtu ka mbetur i plagosur një pasagjer.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.