Tragjike në Durrës! Humb jetën 11-vjeçari duke u larë në det

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit këtë të diel, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë teksa po lahej në vend.

Sipas njoftimit zyrta, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ishte në ujë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe incidenti tragjik, si për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

“Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.”,njofton Policia./