Familjarët identifikojnë trupin e Eglant Koçit, i riu dyshohet se u vra nga shoku i ngushtë me një plumb pas koke

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.

Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

Në zyrën e Armando Shakajt, policia pati gjetur gjurmë baruti dhe një shenjë në mur, e cila dyshohej të jetë e shkaktuar nga një predh plumbi.