Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 22-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ksamil, ku një 22-vjeçar i cili po drejtonte një motor uji u përplas me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës dhe humbi jetën. Viktima është Albiano Kreci.

Pamjet që po shihni, i përkasin momentit kur Albiano Kreçi humb kontrollin e mjetit lundrues dhe u përplas me skafin e Policisë Kufitare. Mjeti i të riu të ndjerë ka qenë me shpejtësi ta madhe, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Pas aksidentit, i riu është nxjerrë në breg dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.