TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka marrë flakë, ku fatkeqësisht një person që ndodhej brenda mjetit ka humbur jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./D




