Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet pranë një shkolle në zonë.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policia e Shtetit për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.













