TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pas mesnate në zonën e kthesës së Kamzës, në Tiranë. Si pasojë e të shtënave, një persona kambetur i plagosur. Deri më tani, dyshohet se incidenti ka ndodhur në mënyrë aksidentale, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e saj.













