Ndeshja e sotme mes Elbasanit dhe Egnatias plotëson javën e parë të Final Four për këtë edicion, e mbi të gjitha mund të rezultojë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të dy skuadrave në rrugën drejt titullit.
Por të dy trajnerët kanë bërë zgjedhje deri diku me surpriza sa i përket rreshtimeve përkatëse, duke mbajtur në stol lojtarë të rëndësishëm. Kështu, Gvozdenoviç ka lënë në stol emra si Olberkis, Lulaj, Loukili apo Tsague, ndërsa është në pankinë edhe portieri Janaçek i kthyer nga dëmtimi.
Nga tjetër, Dede ka ulur në stol Albanezen, Selmanin, Fangajn e Ruçin, pa llogaritur këtu edhe Dajsinanin i cili gjithashtu është rikuperuar pas dëmtimit që pësoi disa javë më parë.
Elbasani pati disa raste të mira, por nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.
Protesta dhe kartonë të verdhë: Ze Gomesh, Haime, Alijev dhe Lajthia ndëshkohen me të verdhë.
Trajnerët kanë mbajtur në stol disa lojtarë kryesorë: Olberkis, Lulaj, Loukili dhe Tsague te Egnatia; Albaneze, Selmani, Fangaj dhe Ruçi te Elbasani.
Golat:
28′. 45’+1′ Bakajoko, 45’+3′ Fernando













