U dyshua për eksploziv, pajisja e vendosur në gomën e makinës ishte GPS

Forcat xheniere të RENEA pas kontrollit të imtësishem në mjetin Audi Caravan në Korcë kanë gjetur vetëm një GPS dhe jo lëndë eksplozive.

Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më tepër rrethanat si dhe personat që ai mendon se janë të dyshuar për vendosjen e këtij objekti në makinën e tij

Ishte vet pronari i makinës ai që ka zbuluar objektin në orët e para të mëngjesit të sotëm, e vendosur në pjesën e pasmes të automjetit dhe me pas ka lajmëruar forcat e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.

Më tej specialitetet xheniere të forcave RENEA kanë bërë të mundur heqjen e objektit nga goma e pasme e mjetit.