TIRANË- 11 persona janë arrestuar nga policia, një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë, ndërsa në total u shoqëruan 22 protestues. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me uniformat blu.
Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, qytetarët hodhën fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë, ku Policia reagoi menjëherë duke shpërndarë protestuesit me spraj dhe ujë me piper. Policia nuk kurseu me ujë me piper edhe deputetët demokratë, Flamur Nokën, Klevis Ballin, Luçiano Boçin dhe Aulon Kalanë.
Si pasojë e ujit me piper, Balliu dhe Kalaja janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Siç u panë edhe në pamje, deputetë ishin në gjendje jo të mire, ku Aulon Kalaja u shtri përtokë. Gjatë tubimit, policia ka dhunuar me shkopa gome disa të rinj













