Elbasan/ Përplasi një të mitur me motomjet dhe u largua, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë shpallur në kërkim shtetasin J. Sh., 18 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha”.

I riu dyshohet se, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një i mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë, i mituri është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.