Në aksin rrugor Cërrik–Elbasan, një 46-vjeçare dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë, u dëmtuan lehtë drejtuesja dhe tre pasagjerë, të gjithë familjarë të saj.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.













