Rreth 800 mjek dhe infermierë të qendrës spitalore ‘Xhaferr Kongoli’ në Elbasan kanë 2 javë pa marrë pagat.
Pagat duhet të ishin shpërndarë që në fillim të muajit, por disa mjekë dhe infermierë njoftuan se deri më tani askush nuk e ka marrë pagën.
Një situatë e tillë ka vënë në vështirësi mjaft familje të cilat u duhet paga mujore për të mbuluar shpenzimet.
Burimi nga Infowebtv thanë se deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim se përse janë vonuar pagat. Gjithashtu mjekët kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë nëse vonohet dhënia e pagave, ata thojnë se me këto kushtw nuk përballojnë shpenzimet mujore
‘Nëse paga nuk del ditën e hënë, mjekë dhe infermierë kanë rënë dakort që të pezullojnë punën”, shprehen mjekët
Mjekët dhe infermierët, jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin, po përballen me një volum të madh pune, si për shkak të valës së re Omicron, dhe me virozat e sëmundjet e stinës.
