65-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë në spital

KURBIN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kurbin. Mësohet se duke drejtuar mjetin e tij, 65-vjeçari me inicialet N. J., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, bëhet me dije se 65-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.