50-vjeçarja humb jetën pasi u rrëzua në bulevard

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në mesditë në qytetin e Vlorës. Një grua rreth të 50-tave, teksa po ecte në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar dhe dyshohet se ka goditur kokën në një prej bordurave të trotuarit.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit rajonal për veprime të mëtejshme mjekoligjore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.