Trupi i pajetë i një burri shqiptar, 50 vjeç, u gjet mëngjesin e së dielës në stacionin e tramvajit në zonën Arcirpressi të Firences. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.
Sipas mediave italiane, viktima sapo ishte liruar nga Burgu Sollicciano dhe detajet e këtij fakti kanë ngjallur dyshime për ndikim të mundshëm të faktorëve të jashtëm. Pas përpjekjeve të stafit të spitalit Humanitas për ta ringjallur, burri u shpall i vdekur.
Rreth orës 10:00 të mëngjesit, magjistrati në detyrë urdhëroi hetime të mëtejshme. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, linja e tramvajit u mbyll për disa orë dhe po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike dhe të dhëna të tjera nga vendi i ngjarjes.
Identiteti i viktimës nuk është bërë publik nga autoritetet italiane, ndërkohë që hetimet për shkaqet e vdekjes vijojnë intensivisht.













