Gjithashtu mësohet se viktima punonte në një Fast-Food në qytetin e Korçës. Ndërsa 37-vjeçarja që u arrestuar jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen në Korçë ku humbi jetën 47-vjeçari Çelnik Malçellari dhe u arrestua 37-vjeçarja Vahide Shuli. Gjithashtu mësohet se viktima punonte në një Fast-Food në qytetin e Korçës. Ndërsa 37-vjeçarja që u arrestuar jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.
Bëhet me dije se Malçellari dhe Shuli janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë kryer marrëdhënie seksuale. Gjithashtu viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët. Ndërsa Shuli thotë se i ka thënë viktimës të lajmëronin ambulancën por ai nuk e ka lejuar. Më pas, ajo thotë se është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti.
Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37-vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe të reja.
