42-vjeçari u shpall i humbur nga familja, gjenden disa sende pranë kanioneve të lumit Osum

Një 42-vjeçar nga Skrapar është shpallur i humbur, pasi familjarët kallëzuan në polici se ai ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me ta.

Sipas informacionit paraprak nga uniformat blu, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet në zonë.

Gjatë kontrolleve, pranë kanioneve të Osum Canyon, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, u gjetën motomjeti dhe sendet personale të 42-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi mund të jetë hedhur në lumë, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht për gjetjen e tij. Në operacion janë angazhuar shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse të emergjencës.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.