Kjo e martë ka shënuar 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Bashkisë Elbasan Ervin Saraçi. Ish zyrtari humbi jetën në moshën 37 vjeçare,pas një goditje cerebrale që pësoi nga ku më pas përfundoi në koma e nuk mundi dot të rikuperohej.Sot në tre vjetorin e tij të ndarjes nga jeta kanë qënë të shumtë miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët që e kanë kujtuar me mall e dhimbje, duke postuar foto me të në rrjete sociale.
Ervin Saraçi ishte i martuar dhe la pas një djalë 8 vjeç.
