27-vjeçari qëllohet me thikë pas shpine, niset drejt Traumës

Një sherr i rëndë, i cili ka përfunduar me plagosjen e dy personave ka ndodhur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit, për motive të dobëta mes Enea Qorrit dhe Arnest Gjonçajt. Ky i fundit është qëlluar me thikë pas shpine nga Qorri, i cili edhe vetë ka mbetur i plagosur lehtë. Ndërkohë Arnest Gjonçaj ndodhet në gjendje më të rëndë dhe për këtë arsye, është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Sipas raportimeve, Enea Qorri rezulton me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.