25 maji shpallet ditë pushimi për të gjithë institucionet publike për qarkun e Tiranës.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi informon se kjo merret në vijim të masave për të organizuar finalen e Europa Conference League, 2022
“Presim të ketë fluks njerëzish që do të ketë nga Italia dhe Holanda në këtë finale. Kemi pritshmëri dhe interes 5 – 6 herë më shumë se çka kapacitet. Po marrim të gjitha masat që ajo të jetë ditë feste” tha ministri
Po kështu 25 maji do të jetë ditë pa makina dhe të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite.
“Kushdo që do ti bashkohet festës që nuk është nga Tirana mund të vijë pas orës 18:00 të pasdites” tha Çuçi
Finalja
Finalja e edicionit të parë të UEFA Conference League është programuar për t’u luajtur në datën 25 maj ora 21:00 në “Air Albania Stadium”.
Dy skuadrat që kanë arritur të kualifikohen deri në ndeshjen e fundit janë Roma dhe Feynoord. Italianët nën drejtimin e Jose Mourinhos rikthehen në një finale ndërkombëtare pas më shumë se 3 dekadave ndërsa holandezët edhe pse nuk konsiderohen favoritë kanë një historik më të pasur në Europë ku kanë fituar Champions League në vitet 70 nën drejtimin e austriakur Ernst Happel.
Fillimisht ky kompeticion u konsiderua eksperimental por UEFA ka konfirmuar se ndeshja e Tiranës do të finalizojë një sezon spektakolar që do të vijojë të konfirmohet edhe më fuqishëm gjatë viteve të ardhshme.
