2 të vdekur dhe 12 të plagosur nga shembja e urës në Patra të Greqisë

GREQI- Ka shkuar në 2 numri i personave që humbën jetën, ndërsa persona të tjerë janë poshtë gërmadhave të urës së Patras, Greqi, që u shemb mesditën e sotme, raportojnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve poshtë gërmadhave dëgjohen zëra dhe grupet e kërkim shpëthimit kanë në dispozicion dhe një dron. Sipas të njëjtave informacione gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Universitar dhe gjashtë të tjerë në Spitalin “Agios Andreas”, ku mësohet se katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ditën e sotme ishte planifikuar prishja e kontrolluar e një pjese të strukturës hyrëse në unazën e Patrës, por nën urë ndodheshin pesë-gjashtë persona, të cilët kishin shkuar atje për të mbledhur metal. Në kuadër të shembjes së kontrolluar, një pjesë e madhe e urës është shkëputur duke bërë që ajo të bjerë në rrugë.